Shkolla “Fehmi Agani” e Turjakës me bibliotekë

0

Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët “Fehmi Agani” nga fshati Turjakë-Malishevë është bërë me bibliotekë. Lajmi është kumtuar në faqen e kësaj shkolle në internet.

 

Më poshtë mund ta lexoni lajmin:

 

“Një lajm i gëzueshëm për nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës sonë !
Nga sot shkolla jonë është bërë me bibliotekë. Pra, të dashur nxënës, të nderuar mësimdhënës dhe të respektuar prindër, pas fitimit të projektit për lektyra shkollore nga Ministria e Kulturës dhe pas sigurimit të inventarit (raftat) për biblioteke nga humanisti i fshatit tonë, Imer Ilaz Kastrati, tash biblioteka është funksionale dhe nga fillimi i Gjysmëvjetorit të dytë nxënësit tanë mund të shërbehën me lektyra shkollore.
Ne do të punojmë që këtë bibliotekë ta pasurojmë me mirë me koleksione tjera të reja të lektyrave shkollore.
Libri nuk mund të zevendsohet me asnjë mjete teknologjik. Ai është shoku më i mirë për të gjithë ne. Andaj, në vazhdën e ngritjes së cilësisë në arsim, prioritet i shkollës sonë është edhe krijimi i shprehisë së leximit të librit nga nxenesit tanë pos atyre obligative që i kanë, sepse libri ka filluar të mbetët nën hijen e teknologjise, gjë që është brengosëse. Me këtë rast drejtoria e shkollës sonë i uron nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit për biblioteken, kurse shpreh mirënjohje dhe falënderim për Ministrinë dhe zoteri Imer Ilaz Kastratin që mundësuan funksionaliimin e bibliotekes së shkollës!”

biliot

biblioteka

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here