Shkolla e Medvecit të Prizrenit pajiset me kabinet të teknologjisë informative prej 11 mijë eurosh

0

Sot në Drejtorinë Komunale të Arsimit në Prizren është nënshkruar marrëveshja mes DKA-së dhe IOM-it për pajisjen e SHFMU “Brigada 125” në Medvec me një kabinet të teknologjisë informative. Donacioni i IOM -it sipas drejtorit të DKA-së, Nexhat Çoçajt kap shifrën prej 11 mijë eurosh. “Së shpejti do ts pajisen edhe shkollat tjera me të tilla kabinete. Të gjitha këto investime po bëhen për ngritjen e cilësisë në arsim për çka po gezojmë mbështetje nga OJQ-të ndërkombëtare”, ka thënë drejtori Çoçaj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here