Shkodër:vriten dy turist të nacionalitetit çek

0
Ngjarja e ndodhur në Shkodër nuk ka qenë aksident ashtu siç u raportua fillimisht, por vrasje.
Dy turistët çek, konkretisht një çift, janë qëlluar me kallashnikov teksa udhëtonin me automjetin e tyre për në Theth.
Ngjarja ka ndodhur në Prekal të Dukagjinit në Shkodër, ndërsa fillimisht u raportua se një automjet ka rënë në humnerë, por pas hetimeve rezultoi se çifti çek është ekzekutuar.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Prekal, ndërsa viktimat janë dy turistë çekë, identiteti i të cilëve nuk është bërë ende me dije.
Sipas të dhënave të para nga policia, automjeti tip “Nissan” ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë nga një lartësi prej 15 metrash.
Gjatë sezonit turistik verorë në zonën e Dukagjinit numri i turistëve çek është i lartë dhe dyshohet se këto dy turistë ishin nisur për të shkuar në zonën e Thethit.
Policia e mbërritur në vendngjarje ka gjetur gëzhoja ne vendin e vrasjes, ndërsa mësohet se çifti çek po udhëtonte me një fuoristradë me targa çeke.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here