Shkodër:kërkon ndihmë mjekësore,personeli në gjumë.Çka ndodhi më vonë?

0

Edhe pse ditë e diel, urgjencat në qendrat spitalore duhet të jenë të gatshme në çdo kohë, veçanërisht në këto ditë vere, kur temperaturat e larta shkaktojnë probleme të ndryshme shëndetësore.

E tillë ka qenë dita për një shtetas nga Shkodra i cili u paraqit në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Shkodrës në orët e para të ditës së sotme. Ndërsa ai kishte shqetësime dhe i nevojitej një ndihmë e shpejtë, gjysmën e personelit e ka gjetur në gjumë dhe të papërgatitur për të ofruar një gjë të tillë.

Përballë kësaj situatë, dhe i acaruar në kulm, pacienti ka gjetur forcën për të shkaktuar rrëmujë në urgjencë duke dëmtuar kështu disa nga pajisjet. Sipas burimeve nga policia, mësohet se dëmtim ka pësuar monitori i matjes së tensionit dhe defibilatori që shërben për kthimin në jetë të pacientëve të raste sulmesh kardiake.

Policia ka mbledhur provat e mjaftueshme dhe gjithashtu ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë së spitalit për identifikimin e autorit dhe vënien e tij para përgjegjësisë, ndërsa në pyetje është marrë edhe personeli.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here