Shkodër: Liburn SHALA nga Banja e Malishevës mori çmimin “lojtar i së ardhmes”

0

Është mbyllur me sukses kupa “Menduh DEDJA 2019” e organizuar nga “Shkodra Sport Event”, Zyra Rajonale nr 6 (FSHF) me perfaqesues z.Hysen ZMIJANI, dhe shoqata sportive Shkodra 2006 me kryetar z.Kreshnik KREPI. Aktiviteti u zhvillua ne kujtim te 10 vjetorit te ndarjes nga jeta te ish-mbrojtesit te majte te Vllaznise se viteve 60-70 i cili luajti perkrah z.Sabah BIZI, z.Paulin NDOJA, z.Ramazan RRAGAMI, z.Mehdin ZHEGA, z.Rauf CANGA, z.Suad DURRAJ, z.Zyhdi BASHA etj. Ky aktivitet u zhvillua ne stadiumin “Reshit RUSI” dhe Kompleksin Sportiv ZMIJANI, me dt 26-27/01/2019, ku pjesemarres ishin disa ekipe nga Shkodra dhe Kosova.Kupa u fitua nga klubi i futbollit A&N, kupe e cila iu dorezua kapitenit te ekipit nga bashkeshortja e Menduhit, zonja Safete DEDJA.Ne fund te kupes u vleresuan me te miret, ku Aldo NIKA (Djelmnia Shkodrane) mori cmimin si lojtari me i mire i kesaj kupe nga z.Paulin NDOJA. Liburn SHALA (Klubi i futbollit A&N) meritoi plotesisht cmimin si lojtari i se ardhmes, cmim i cili iu dorezua nga z.Hysen DEDJA.Ekipi i Vllaznise u vleresua si ekipi me lojen me te bukur, dhe kete cmim e dorezoi z.Rauf CANGA.

“Falenderojme per bashkepunimin shume te mire Kolegjiumin e Arbitrave Shkoder me kryetar z.Dritan SALAJ, shoqaten sportive “Shkodra 2006” me kryetar z.Kreshnik KREPI, dhe Zyren Rajonale nr 6 (FSHF) me perfaqesues z.Hysen ZMIJANI!

Falenderojme ish-arbitrin e kategorise superiore z.Agron KASTRATI per gjykimin e ndeshjes finale te kesaj kupe!

Falenderojme legjendat e sportit shkodran z.Paulin NDOJA, z.Rauf CANGA, z.Hysen DEDJA, z.Hysen ZMIJANI, z.Safet OSJA, z.Kreshnik KREPI, per pjesemarrjen e tyre ne ceremonine mbyllese te kesaj kupe!

Falenderimi me i vecante eshte per familjaret e prof Menduh DEDJA per vleresimin qe i bene aktivitetit me pjesemarrjen e tyre ne ceremonine mbyllese!

I perjetshem qofte kujtimi i prof Menduh DEDJA”, thuhet nga stafi i “Shkodra Sport Event”, organizator i turnirit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here