SHKK thotë se s’ka pranuar urdhëresë për dërgimin e Enver Sekiraqës në gjykatë

0

Sot ka dështuar të vazhdojë rigjykimi ndaj Enver Sekiraqës, i cili akuzohet për nxitje të vrasjes së Triumf Rizës. Arsye për dështimin e seancës ka qenë mungesa e të akuzuarit, raporton Express.

Kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Agim Kuçi deklaroi se me 7 qershor 2021 ka lëshuar urdhëresë për sjelljen e tij në këtë seancë, mirëpo sipas tij, nuk kishin marrë ndonjë konfirmim të pranimit të kësaj urdhëresë nga Burgu i Sigurisë së Lartë në Dyz.

Por, në Shërbimin Korrektues të Kosovës thonë se s’kanë pranuar asnjë urdhëresë për sjelljen e Sekiraqës në gjykatë.

“Ju njoftoj se SHKK nuk ka pasur ansnjë urdhëresë për ta derguar sot në seancë personin në fjalë”, ka deklaruar për Expresss zëdhënësi i SHKK’së, Florent Gashi.

Seanca e radhës për këtë rast parashihet të mbahet me 25 qershor 2021.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here