Shkencëtari shqiptar vlerësohet me çmim ndërkombëtar

0

Shkencëtari shqiptar nga qyteti i Durrësit, Edor Kabashi, i cili zbuloi gjenin përgjegjës për sëmundjen e Parkinsonit, vlerësohet me çmim ndërkombëtar.

Kabashit iu akordua çmimi “ENCALS Young Investigators Award” për vitin 2015, gjatë një ceremonie të mbajtur në Dublin të Irlandës.

Vlerësimi për 38-vjeçarin nga Durrësi erdhi si rezultat i punës shkencore të tij në fushën e gjenetikës, në specializimin e ngushtë të sëmundjes së ALS-së (Skleroza Amiotrofike Laterale), ku ai u konsiderua si shkencëtari më i mirë i grupmoshës nën 40 vjeç.

Dr. Edor Kabashi kryeson një ekip të specializuar në gjenetikë pranë institutit kërkimor-shkencor prestigjioz “ICM Brain and Spine Institute” në Paris.

Çmimin atij ia dorëzoi Prof. Amar Al Chalabi, një nga neurologjistët më të shquar në botë, i cili i uroi suksese në vazhdimësi.

Kabashi, i cili jeton dhe punon në Kanada prej vitesh, ka nisur më herët kërkimet për këtë sëmundje. Ai zbuloi se tek kafshët, se mutacionet në gjenin C90RF72, shkaktojnë sëmundjen e Parkinsonit.

/Shekulli Online/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here