Shkëlzen Maliqi: Ramush Haradinaj e ka humbur rrugën në oborr

0

Analisti politik, Shkëlzen Maliqi, ka thënë se lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka humbur rrugën në oborr. Maliqi ka flur në një intervistë me gazetën Blic.

“Po më duket se Haradinaj, pas që dështoi që sërish të bëhet kryeministër,  e ka humbur disi torruan e politikanit të arsyeshëm duke e shprehur, jo vetëm në këtë rast, një nervozizëm të të dëshpëruarit ose të dikujt “që e ka humbur rrugën në oborr” . Nuk besoj se kjo i shërben ambicies së tij, që edhe ashtu është bukur e fryer”, ka thënë Maliqi, duke komentuar sjelljen e Haradinajt përballë autoriteteve të Sllovenisë pas ndalimit të tij në këtë shtet, por edhe sjelljen e tij karrshi institucioneve të Kosovës. “Deri sa kjo nuk ishte hera e parë që politikanët tanë ndalohen nëpër aeroporte, sepse ende nuk janë anuluar fletarestet ndërkombëtare të Serbisë që i qarkullon Interpolli, nuk duhet të çuditemi pse Haradinaj u ndalua nga policia kufitare e Sllovenisë. Nuk dua të spekuloj se a ka pas ky rast ndonjë prapavijë politike ose të komplotit. Mendoj se nuk ka pas vend për reagime aq të ashpra, me spekulime dhe kërcënime që synonin konfrontim dhe ndërprerje të marrëdhënieve me Slloveninë”, ka thënë Maliqi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here