Shkëlzen Gashi thotë se ndoshta do të shkojë te Lazio

0

Futbollisti i Shqipërisë dhe i Baselit ka konfirmuar që Lazio është e interesuar për shërbimet e tij. Bile përmes një postimi në Facebook ai ka thënë se ndoshta do të transferohet në këtë skuadër, meqë aty luajnë edhe shqiptarë të tjerë. “Ju falenderoj të gjithëve që më perkrahni mua, qe më doni. Doja vetëm të ju tregoja që Fc Lazio ka bërë ofertë per mua me vlerë prej 8 milionë euro dhe Baseli më ka hapur rrugën që të shkoj te Lazio. Ndoshta do transferohem sepse aty kam shokët e mi Lorik Cana dhe Etrit Berisha. Ju faleminderit për mirkuptim”, ka shkruar Gashi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here