Cili futbollist shqiptar e shpëton Baselin nga humbja?

0

Shkëlzen Gashi shmangu humbjen e Baselit në sfidën me Sionin në kuadër të javës së 20 të Superligës së Zvicrës, duke konfirmuar momentin e mirë që po kalon në futbollin zviceran. Futbollisti i Kombëtares Shqiptare realizoi në minutën e 68 të këtij takimi golin e barazimit për skuadrën e tij, që luajti për më shumë se 45 minuta me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të portierit Vaclik, i cili ndërhyri në mënyrë të parregullt duke shkaktuar një 11 metërsh, që u shndërrua në gol nga Modou.

Edhe pse me një lojtar më pak në fushë, kampionët në fuqi të Zvicrës patën forca për të reguar derisa Gashi shkarkoi të majtën prirët me portën dhe i ndihmuar nga devijimi i një mbrojtësi e dërgoi topin në rrjetë. Për Gashin ky ishte goli i 13 në kampionat dhe i 15 në të gjitha kompeticionet në këtë sezon. Në radhët e Baselit luajti titullar në krahun e majtë të mbrojtjes edhe Taulant Xhaka, i cili qëndroi në fushë sikurse Gashi gjatë gjithë lojës.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here