Shkëlzen Gashi drejt Lacios

0

Shkëlzen Gashi mund ti bashkohet shumë shpejt kolonisë shqiptare tek Lacio. Sulmuesi i kombëtares sonë i cili është kthyer në protagonist tek skuadra e Baselit ka tërhequr vëmmëndejen e drejtuesve bnardheklatër dhe jo vetëm të Igli Tares por edhe të presidentit Lotito. Sipas mediave italiane kontaktet e para mes kryeqytetasve dhe 26 vjeçarit kanë nisur, ku të dyja palët duken të interesuara për një lëvizje të tillë. Gjithsesi më parë duhet pritur nëse Lazio do të sigurojë apo jo një vend të drejtpërdrejtë në Ligën e Kampionëve dhe në këtë plan shumë do të vendosë derbi i së hënës përballë Romës. Nëse skuadra e Piolit pret një biletë për në Champions atëherë kalimi i Gashit në kryeqytetin Italian do të ishte pothuajse i sigurt.

Megjithëse akoma nuk është bërë e njohur shifra që Baseli mund të kërkojë për lojtarin më të mirë të vitit 2014, përflitet se presidenti i bardheklatërve ka dhënë gatishmërinë të shpenzojë sa të jetë e nevojshme për futbollistin kuqezi, duke parë edhe largimin pothuajse të sigurt të veteranit Miroslav Klose në mbylle të këtij edicioni.

Shkëlzen Gashi ka zhvilluar një sezon fantastik në “St. Jacobs Park” ku kryeson me meritë listën e golashënuesve, duke u shfaqur vendimtar në shumë takime dhe një prej arkitektëve të triumfit të skuadrës së Sosës në kampionat ka qënë pikërisht sulmuesi i lindur në Zyrih.

Nëse një lëvizje e tillë konkretizohet, dhe duke qënë se në mes është një ekspert si Igli Tare, gjasat janë të shumta që dicka e tillë të ndodh, atëherë numri i shqiptarëve tek Lazio do të shtohej edhe më shumë, pa harruar që kryeqytetasit janë të interesuar edhe për mbrojtësin e përfaqësueses sonë Elseid Hysaj, ky i fundit po mbyll një sezon të luajtur në nivele të larta me fanellën e Empolit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here