Shkëlzen Gashi: “Deklarata e Baton Haxhiut, neveri, për shkak të lidhjeve me Jovica Stanishiqin e Kadri Veselin”

0

Publicisti Shkëlzen Gashi ka thënë se deklarata e gazetarit Baton Haxhiu, që kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari, duhet t’u kërkojë falje qytetarëve serbë, ka shkaktuar neveri në Kosovë për shkak të lidhjeve të Haxhiut me drejtues të shërbimeve serkrete në Serbi dhe në Kosovë, përkatësisht Jovica Stanishiqin dhe Kadri Veselin.

Gashi ka dhënë një intervistë për gazetën serbe “Novosti”.

Ai, në rrjetin social Facebook, ka postuar një pyetje të gazetës si dhe përgjigjen e tij.

““Novosti”: Çfarë mendoni për deklaratën e Baton Haxhiut se Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari, duhet t’u kërkojë falje sërbëve që janë gjuajtur me gurë në Gjakovë dhe për reagimet ndaj kësaj deklarate? Në Sërbi është konsideruar i vetmi zë i arsyes por, pa efekt.

Gashi: Sërbët kanë dhe duhet të kenë të drejtë t’i vizitojnë kishat dhe manastiret ortodokse në Kosovë sa herë të duan. Shqiptarët që kanë dëshmi për sërbët që kanë kryer krime dhe sërbët që kanë dëshmi për shqiptarët që kanë kryer krime duhet t’u drejtohen organeve të drejtësisë, edhe pse, për fat të keq, këto organe në Kosovë nuk po funksionojnë si duhet. Sa i takon deklaratës së personit në fjalë, mund të them se në Kosovë ajo ka shkaktuar neveri për shkak të lidhjeve të ngushta të tij me shefat e shërbimeve informative kriminale, si Jovica Stanishiq në Sërbi dhe Kadri Veseli në Kosovë. Personalisht nuk besoj se motivi i deklaratës së këtij personi është fisnik”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here