Shkatërrohet avioni rus MIG-29, pilotët shpëtojnë në saje të katapultimit

0

Një aeroplan ushtarak rus i tipit MIG-29 është shkatërruar jo larg qytetit jugor rus Astrahan derisa ishte në stërvitje ushtarake të rregullta. AP merr vesh se piloti dhe shoqëruesi i tij janë katapultuar dhe kanë shpëtuar pa lëndime. Incidentin e ka konfirmuar edhe Ministria Ruse e Mbrojtjes. Sipas njoftimeve piloti e kishte lajmëruar bazën se ka probleme në fluturim. “Fluturakja nuk ka patur brenda armatim dhe në vendin e rënjes së saj nuk ka patur ndonjë dëm”, ka bërë me dije ministria. Ekipet shpëtimtare shpejt kanë shkuar në vendin e ngjarjes ndërkaq pilotët me helikopterr janë transportuar për kontrollë mjekësore.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here