Shkaku i urimit për haxhinjtë Ernest Luma e braktisë AAK-në

0

Ernest Luma ka offruar dorëheqje nga AAK-ja. Ai i ka drejtuar një letër organeve të kësaj partie ku u kërkon që ta pranojnë dorëheqjen e tij. Luma ka shpjeguar se kjo ka ndodhur pas keqinterpretimeve që i janë bërë një urimi të tij për haxhinjt. Më poshtë letra e plotë e Lumës:

Të nderuar miq,
Urimi im për pelegrinët e Haxhit nuk kishte asnjë qëllim të keq.
Rrjedhat tjera, sot, ishin rezultat i keqinterpretimeve dhe keqkuptimeve që jo rrallë ndodhin në medien tonë (portaleve dhe rrjeteve sociale).
Partia ime, Aleanca, si subjekt politik, sigurisht se me të drejtë është distancuar nga, siç është thënë, gjuha ime sarkastike, e përdorur në këtë rast.
Kjo nuk do të thotë aspak se Aleanca nuk është demokratike.
Aleanca, në strukturat drejtuese të së cilës i kam investuar 13 vjet, ka demokraci të brendshme, te ndërtuar me vite.
Megjithatë, për hirë të opinionit publik dhe përgjegjesisë që ndjej ndaj subjektit politik që i takoj, kolegëve dhe kryetarit, unë kam paraqitur dorëheqjen nga Kryesia dhe Këshilli Drejtues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Por, në të njëjtën kohë, nuk tërheqi asgjë nga urimi im për haxhinjtë e sivjetmë. Qëllimi ka qenë i mirë dhe sllogani është ai që ka qenë gjithmonë lajtmotiv qendror i përcjelljes për në Haxh.
Në fund, për demokracinë në vendin tonë është shumë e domosdoshme dhe imediate që një herë e përgjithmonë ta bëjmë dallimin qenësor midis elektoratit dhe xhematit. Unë i respektoj si gjithmonë, edhe njërin, e edhe tjetrin, por secili duhet të jetë në vendin e tij.
Edhe një herë, suksese Aleancës!
Urime haxhinjve!
Sa më shumë respekt e sa më shumë mirëkuptim në të ardhmen!

letraE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here