Shirat shkaktojnë vështirësi edhe në qarkullim, policia apelon për kujdes

0

PRISHTINË, 6 SHKURT – Dalje lumenjësh nga shtrati, ngritje e nivelit të ujit, rrëshqitje dheu, janë shënuar sot nëpër disa komuna të Kosovës, si pasojë e reshjeve atmosferike. Policia e Kosovës me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë në komunikacionin rrugor, ka bërë apel për kujdes të shtuar tek shoferët gjatë vozitjes. Policia ka tërhequr vërejtjejn se të reshurat e shtuara të shiut, kanë sjellë si pasojë zvogëlimin e dukshmërisë, ngritjen e nivelit të ujit, rrëshqitjet e dheut dhe gurëve nëpër disa rajone. Në veqanti sipas Zyrës për Informim të Policisë së Kosovës ka vështirësi të lëvizjes nëpër disa akse rrugore lokale, rajonale dhe ato magjistrale. Policia i ka vequar në këtë kontekst magjistralen Prishtinë- Pejë, tek Korrotica e Lartë, afër “Kronit të Mbretit”, në magjistralen Prishtinë-Gjilan, tek Livoqi i Epërm, në atë Prishtinë-Ferizaj: në Prelez, te rrethi QMI, rruga Gjilan-Ferizaj tek Budriga e Epërme, (Radivojcë-Kllokot) si dhe rruga për Mitrovicë në lokalitetet Nadakovë dhe Pestovë, Mitrovicë-Bajgorë. etj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here