Shipkovicë, gjenden 150 kuti plastike kosi dhe 46 thasë me bimë jeshile (FOTO)

0

Mbrëmë  poicia e Tetovës ka kryer kontrolle në shtëpinë  ndihmëse  të  73-vjeçarit Z.R  në Shipkovicë, ku gjatë  kontrollit  në konsultim dhe koordinim me prokurorin publik, në ballkon të dhomës në katin e tretë të shtëpisë që shfrytëzonte djali i tij  42-vjeçari H.R janë gjetur 150 kuti  plastike të kosit  të  mbushura me tokë , nga të cilat 5 kishin bimë të panjohur e gjelbër me një lartësi prej rreth 3 centimetra, dhe një kuti plastike me  farë bimore të panjohur, njofton TetovaSot.

Përveç kësaj në objektin ndihmëse të shtëpisë, gjetën  edhe46  thasë me tokë në të cilën ka qenë 51 bimë  të panjohur e gjelbër me një lartësi në mes të 10 dhe 15 centimetra.

Të gjitha materialet janë marrë  për analizë. Ndryshe H.R. dje  është raprtuar se ka ushtruar dhunë  ndaj prindërve të tij, dhe dyshohet se ka djegur hambarin e tyre  që ka pasur ushqim./TetovaSot/

Picture 0171

Picture 044

Picture 006

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here