Shijak:në shenjë revolte ndaj gjobës kryetari i LSI-së thyen xhamat e veturës së tij (video)

0

Një gjobë e vendosur ndaj kreut të degës së Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim ka sjellë reagimin e çuditshëm të kryetarit Eduard Lala i cili në shenjë “revolte” ka hedhur një gurë mbi xhamin e makinës së tij.

Video është filmuar nga një person i dytë që ndodhej me Eduard Lalën, i cili ndërsa është duke filmuar me celularë i thërret për ta ndaluar “O Edo, o Edo”.

Ky veprim ka ardhur menjëherë pas bllokimit të mjetit të kryetarit të LSI-së Shijak nga ana e efektivit rrugor.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here