Shiheni se sa rëndësi i jep Donald Trump reklamës

0

Kandidati republikan për postin e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, ka në plan që të shpenzojë 2 milionë dollarë në javë për fushatën e tij publicitare.

“Unë do të shpenzoj minimumi 2 milionë dollarë në javë dhe ndoshta më shumë se kaq”, tha ai, duke folur me gazetarët para se të largohej nga Omaha për një miting në Council Bluffs, Iowa.

“Do të reklamoj fuqishëm në Iowa, New Hampshire, South Carolina, dhe do të jetë një shumë e konsiderueshme”, shtoi miliarderi.

Trump, i cili e ka ndërtuar pasurinë e tij me shitblerje pronash, deklaroi më herët se ai e financon vetë fushatën elektorale dhe nuk do të jetë kurrë në xhepin e lobistëve apo korporatave të fuqishme.

I pyetur se përse ka vendosur që të shpenzojë tani, Trump u përgjigj se ai është “krenar” për faktin se nuk ka  shpenzuar shumë për fushatën deri tani.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here