“Shigjeta e artë” për Hashim Thaçin

0

PRISHTINË, 21 JANAR – Zëvendës Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës Hashim Thaçi është dekoruar të martën mbrëma me Çmimin “Shigjeta e artë” për Veprimtari Jetësore nga Kongresi i 12-të i Vjenës. Në kongres ishin prezent nobelistë, presidentë, diplomatë, e profesorë eminent nga mbarë bota. Hashim Thaçi këtë cmim e ndau me nobelistin dhe ish-Kryetarin e Republikës Jugafrikane Frederik Willem de Klerk dhe politikanin e njohur austriak Othmar Karas. Komiteti që ndau këto çmime u kryesua nga Vaclav Klaus, ish-President i Republikës Çeke, ndërsa fjalë të posacme patën edhe Mohammed El Baradei, laureat i Nobel për Paqe dhe Viktor Yushchenko, ish-President i Ukrainës. Dekorata Thacit u dha në gala mbrëmjen e organizuar me rastin e Kongresit të 12-të të Vjenës. Fjalën e nderit për Zëvendës Kryeministrin Hashim Thaçi e ka mbajtur Ambasadori Wolfgang Petrich i cili Thacin e ka vlerësuar “ndër personalitetet që e kanë shkruar historinë evropiane”. “Më 17 shkurt 2008, Hashim Thaçi si Kryeminister i parë i Republikës së Kosovës, e ka çuar vendin e tij drejt shpalljes së pavarësisë, 5 vjet më vonë, në prill 2013, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, marrëveshja historike mes Serbisë dhe Kosovës u arrit për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve fqinje”, i ka vequar Petrich dy momente që ndërlidhem me biografinë e z. Thaçi duke e quajtur atë si “themeltar” të shtetësisë së Kosovës. Vet zëvendëskryeministri Thaçi nominimin dhe pranimin e këtij çmimi e ka quajtur nder dhe privilegj, “por edhe obligim të madh”. “Çmimin ua dedikojë bashkëkombësve të mi që kurrë nuk u dorëzuan në luftë për pavarësi, liri dhe idenë evropiane”, ka thënë ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here