Shifra rekord të ndotjes në Tetovë

0

Gjatë orëve të natës është regjistruar nivel rekord i ndotjes së ajrit në rajonin e Tetovës.

Sipas matësit të ndotjes së ajrit rreth orës 20.00 – 21.00,  prania e grimcave kancerogjene PM10 në Tetovë rezulton shumë e lartë, 878 mikrogramë në metër kub, ose 18 herë më e lartë se niveli maksimal i tolerueshëm sipas standardeve ndërkombëtare.

Një pjesë banorëve tetovarë nëpër rrjetet sociale shprehen të alarmuar se po ndiejnë aromë të një helmi, i cili po rëndon frymëmarrjen e tyre.

“institucionet e shtetit, jo vetëm që heshtin, por e kanë shtuar propagandën për ta zhvendosur vëmendjen e opinionit, se protestat në Tetovë kundër helmimit kanë prapapavijë tjetër; se ndotësit e tjerë janë shkaktarë të këtij helmimi, si ngrohja e qytetarëve me dru, pakujdesia e njerëzve për mjedisin jetësor, komunikacioni i dendur, pirja e duhanit dhe përralla të tjera!”, ka shkruar në profilin e tij profesori tetovar, Abdullah Mehmeti.  /INA /

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here