Shfuqizim i ligjit për marrjen e patentë-shoferëve!

0

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, pas konsultimeve me organet përkatëse dhe trajtimit të hollësishëm, ka marrë vendim për shfuqizimin e vendimit nr:108, të datës 19.05.2014, lidhur me konfiskimin e patentë-shofereve, me rastin e kundërvajtës në komunikacionin rrugor, thuhet në komunikatën e ministrisë, përcjell koha.net.

Ministria e Punëve të Brendshme do të angazhohet aktivisht dhe sistematikisht gjatë rishqyrtimit të Ligjit për komunikacionin rrugor dhe do të propozojë masa dhe norma që parandalojnë aksidentet dhe kundërvajtjet në komunikacion rrugor.

Po ashtu do të propozojë masa ligjore që do të obligojnë kundërvajtësit në komunikacion rrugor që obligimet e tyre t’i kryejnë në afat optimal.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here