Shfletim në kalendar

0

XHEVAT LATIFI

Mos harro ditën e syrit se verbohesh në kujtim!

Stinët do të përzihesh dhe nuk do të kuptosh behar

Çfarë më thotë dita sot, sall letër është kjo..!?

Letër e bardhe me bojna të qilimit të kuq

Apo krejt është një rrenë e madhe dhe lojë kartash për fat!

Në fletën  që shqyej i pa rruar kjo datë më frikëson

Si ariun që ka prishë gjumin e dimrit!

Pse thua ditët i numërojmë me gishta?

Dita e syrit

E buzëve

E nishanit në qafë

Dita D…

Kur mungon dita e përplasjes së derës!

Bjeri shkurt!  Një stinë të kam pritur në dritare

Një vit të kam pritur me i ra pishman që jemi takuar

Dhe një shekull për të harruar!

Në kalendarin ku fluturojnë ditët si gjethet në vjeshtë

Një ditë shënohet  Dita e Dheut  kur shtrihemi për tokë si lis me rrema!

Ku yjet pikohen si gurët në varre,  ca barë mbi dhe, disa lule!

Jetë në i thoshin kësaj leje një ditë për mua…

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here