Shëtitë 5 kontinente me vetëm 300 dollarë

0

Njëmbëdhjetë qytete, shtatë shtete, pesë kontinente, tre javë. Këto janë shifrat e udhëtimit që Sam Huang ka bërë me një kosto prej 300 dollarësh.

Huang ka udhëtuar në klasin e parë të avionëve të kompanisë “Emirates”, që njihet për standardet e larta dhe shërbimet luksoze.

Me verë “Dom Perignon”, haviar, suita luksoze dhe vaska me hidromasazh në 12 mijë metra lartësi, i riu ka paguar vetëm çmimin e biletës për 300 dollarë.harta

Udhëtimet e tij do të kishin kushtuar rreth 60 mijë dollarë, por Huang thotë se ka përfituar nga një ofertë e kompanisë “Alaska Airlines”për pasagjerët që udhëtojnë shpesh.sam huan

“Kam shfrytëzuar momentin e prenotimit të biletës” thotë ai, por nuk rrëfen më tej lidhur me mënyrën sesi ka përfituar. “Asgjë e jashtëligjshme, por pak e komplikuar”, thotë Huang, i cili drejton një blog udhëtimesh.

1

3

2

4

5

6

/ Shekulli Online / 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here