Sherr në Facebook, vritet një 14 vjeqare, plagosen dy të tjera

0

Një zënk në Facebook në SHBA ka vazhduar me një grindje në një park dhe ka përfunduar me vrasjen e një vajze 14 vjeqare dhe plagosjen e dy të tjerave. Policia në Alabama ka thënë se një grup vajzash e kanë nisur grindjen në Facebook kanë vendosur të hakmerren në një park në Birmingam ku lufta e tyre është filmuar dhe postuar obline, siq ka raportuar CNN. Pas përleshjes dy tinejgjerë i kanë nxjerrë armët dhe kanë filluar të shtënat në vajzat. Nga të shtënat është vrarë 14 vjeqarja Kierra’onna Rice dhe janë plagosur dy të tjera. Policia e Birminghamit i ka arrestuar dy të dyshuar të cilët ishin identifikuar nga dëshmitarët. Policia ka njoftuar se njëri nga ata ishte i moshës 17 e tjetri 19 vjeqare por nuk i ka bërë të ditur emrat e tyre. Besohet se njëri nga të dyshuarit po takohej me njërën nga vajzat me të cilën ishte në konflikt e vrara.

CNN

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here