Sheqerinska: Opozita pret që deri para zgjedhjeve të ngritet akuzë kundër Gruevskit

0

Zëvendëskryetarja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska deklaroi sot se pret që deri para zgjedhjeve të ngritet aktpadi kundër Nikola Gruevskit.

Ajo për “24 Vesti” deklaroi se prokurori special do të duhet të të pastrojë të gjitha dyshimet për kriminalitet dhe korrupsion edhe ate para zgjedhjeve, raporton Ina.

“Nga prokurori publik presim që deri para zgjedhjeve të ngrejë hetime, edhe ate hetime të pavarura objektive dhe ekspeditive, për të gjitha lëndët që treguan se pushteti aktual ka okupuar gjithçka, është keqpërdorur gjithçka dhe është korruptuar, përfshirë edhe kryeministrin”, theksoi Sheqerinska.

Sipas saj, fundi i gushti është afati kur duhet që grupet punuese të katër partive, me ndërmjetësimin e ekspertit belg Piter Vanhoute , të japin pëlqimin për vendime ligjore dhe personale për në Komisionin Shtetëror Zgjedhor, Agjencinë për media dhe Servisin publik, Byronë për siguri publike, Komisionin Antikorrupsion dhe Drejtorinë e të Ardhurave Publike, përmes së cilës do të sigurohet pavarësia e punës së tyre dhe demokratizimi i shoqërisë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here