Shëndetësia e Kosovës që do kurim

0

QËNDRESA RAMADANI

Populli kosovarë ka humbur besimin tek institucionet e vendit të tij në të gjitha fushat. Në të gjitha ka korrupsion, degjenerime e shumë gjëra tjera. Por më shqetësuese është se viruse të tilla kanë depërtuar edhe në shërbimet mjekësore. Pacientët kosovarë nuk kanë besim në mjekimin në Kosovë që iu bëhet. Ata në mundësinë më të vogël që ata kanë detyrohen të gjejnë shërim në vendet e rajonit. Çdo ditë dëgjojmë nga individë,media të ndryshme për skandalet që bëhen nëpër repartet mjeksore, ku ka sjellje arrogante, fyerje e qortime ndaj të sëmuarve e më e keqja zhvatje materiale. Madje në shëndetësinë kosovare të bëjnë të sëmurë pa qenë fare.Tregimi i nje nëne na e dëshmon këtë. Ajo e dërgon të birin e saj të bëjë një vizit tek mjekët tanë, ndërsa mjekët tanë fillojnë të dyshojnë për lloj lloj sëmundje për djalin 8 vjeçar, i cili kishte një peshë jo shumë të lartë siç pretendonin ata.  Asnjëri prej tyre nuk i jepte diagnozë të njejtë, madje i jepnin dhe terapi të ndryshme, që nuk përputheshin askund me dyshimet e ‘sëmundjes’. Kjo e shtyu nënën të merrte një kah tjetër, të mendojë të kërkojë mjekë edhe në vendet e rajonit. Por  në fakt ajo ajo mjekimin për djalin e saj do ta gjejë në vendin tonë, por në një nga spitalet e komunitetit joshqiptar.Nëna tregon që në momentin e parë këta mjekë vrejten gjendjen e djalit , dhanë rezultate të menjehershme, duke konstatuar se djali nuk kishte asnjë problem me shëndetin.

Por në shtëndëtsinë kosovare kjo nuk është e tëra.  Nuk dëgjojm vetem këso raste. Kemi raste kur iu bëhen edhe ndërrime të ekzaminimeve apo analizave laboratorike. Pastaj në punktet shëndetsore mungojnë barnat esenciale. Por pse ndodhin këto në shëndetsinë tonë? Dihet se në shkollat tona profesionale nuk gjenden elemente themelore për shkollim të duhur të kësaj lamie. Nxënës që dalin nga këto shkolla mësojnë teori më shumë e duke mos parë asgjë në praktikë madje as një eprovetë që eshtë elementare. Pastaj Universiteti publik ka kohë që ballafaqohet me dukuri të cilat i kanë humbur atij kredencialet e një universiteti normal. Manipulimi është bërë një normë e cila po i humb atij rejtingun e një vendi që jep dije dhe etikë. Dhe kjo meqë në shumë pozicione të rëndësishme janë vendosur njerëz të padijshëm dhe me mungesë etike. Aty kanë ndodhur manipulime: falsifikime në indekse, në vërtetime e deri në tema të diplomës. Rreziku më i madh që mund të manifestohet është kur studentët të kenë mbaruar studimet dhe të kenë dalur në terren. Kur nevojave të jetës ata nuk do të kenë me çfarë t’u përgjigjen. Kjo ngase bëhet fjalë për njohuri që atyre ani se u shkruan që i kanë fituar, ata kurrë nuk i kanë marrë. Në këtë rast më vjen në mend një nga presidentët amerikanë,Abraham Lincoln, i cili thoshte: “Mund të mashtrosh edhe gjithë popullin për një kohë, mund të mashtrosh edhe një pjesë të popullit për gjithë kohën, por nuk mund të mashtrosh të gjith popullin për gjithë kohën”. Me fjalë të tjera, thënë me terminologji të mjekësisë, gjendja në shëntëdtësinë kosovare ka nevojë urgjente që të kurohet. Dhe kjo duhet të bëhet përmes një intervenimi institucional në shkolla dhe fakultet, kun ë terori jepet më shumë etikë e në praktikë bëhen më shumë ushtrime.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here