SHEMBULL I MIRË: Hoxha e prifti i varrosin bashkë viktimat e luftës në Gjakovë

0

Tetë shqiptarë të vrarë në prill të vitit 1999 janë varrosur këtë javë në Mejë të Gjakovës. E veçanta ishte se një gjë e tillë ndodhi me hoxhë e me prift. Një gjë e tillë u prit mirë nga qytetarët. “Merrni shembull nga Gjakova, toleranca fetare e ruajtur ndër shekuj, këtu vorrosen mysliman e të krishterë bashkë sepse jemi vëllezër të një gjaku. I lehtë ju qoftë dheu i Kosovës”, ka shkruar Monika Gjoklaj komentin me të cilin e ka shoqëruar fotografinë ku shihen klerikët fetarë në varrim.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here