Shembja e ndërtesës 5-katëshe, reagon PD-ja: Rama dha lejen në 2004-ën

0

Partia Demokratike ka reaguar pas shembjes së ndërtesës 5-katëshe te Fakulteti Ekonomik. Deputeti i kësaj partie, Gert Bogdani, akuzoi Kryeministrin duke thënë se ishte ai që dha lejen në 2004 për ndërtimin e ndërtesës dhe sërish ai që e prishi atë si të paligjshme.

“Prioritet e vërteta të Edi Ramës janë tritoli dhe shkatërrimi i ndërtesave. Dje dha lejen sot e prishi. Kjo pronë është lejuar të ndërtohet nga Edi Rama, por sot kjo pronë është shkatërruar nga Edi Rama. A do të mbajë përgjegjësi për trillet që i kushtojnë taksave të qytetarëve shqiptarë? A do të mbajë ai përgjegjësi për lejet e ndërtimit që vetë ka dhënë kur ka qenë kryetar bashkie, por që sot i hedh në erë më tritol?” tha Bogdani.

Deputeti i PD-së shtoi se, ‘tashmë është e qartë se kush është Kryeministri i vendit, Kryeministri i tritolit. Koha për përgjigjen e qytetarëve po afron”, përfundon ai. TC

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here