Shefqet Krasniqi komenton fotografinë me Mirsad Ndrecajn

0
Ish imami i xhamisë së madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, ka treguar historinë e fotografisë ku shihet me njërin nga luftëtarët e rënë në konfliktin e Kumanovës, Mirsad Ndrecajn.

Krasniqi në një prononcim për Indeksonline ka thënë se nuk ka qenë në dijeni se ekziston ajo fotografi.

“Unë sot e kam parë atë fotografi, dikush ma ka treguar”, ka thënë Krasniqi.

Ai është shprehur se Kosova ka pasur dhe do të ketë djem që do të luftojnë për idealet e kombit.

“Pas çdo burri të madh, pas çdo patrioti e heroi qëndron një mësues i mirë. Falë Zotit që kemi pas djem të tillë dhe vazhdojmë të kemi edhe më tej”, ka thënë më tej Krasniqi.

Ai nuk është kursyer për të dërguar lutje për tashmë të ndjerin në konfliktin e Kumanovës, Mirsad Ndrecajn.

“Zoti i mëshiroftë dhe me shkallë të lartë i gradoftë, i lehtë dheu për ta çoftë. Amin”.

Ndrecaj konsiderohej si udhëheqës i grupit të armatosur që kishte ndërhyrë në ‘Lagjen e Trimave’ në Kumanovë, të banuar me shqiptarë etnik.

Së fundmi është publikuar edhe një fotografi e tij ku shihet së bashku me hoxhën Shefqet Krasniqi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here