Shefja e GP të AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi: E lëshuam seancën, sepse s’u përfill Peticioni i 35 mijë qytetarëve

0

AAK ka sqaruar pse deputeët e saj e lëshuan sallën e Kuvendit të enjten kur po mbahej seanca. Shefja e GP të AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, ka thënë se e lëshuan seancën, sepse s’u përfill Peticioni i 35 mijë qytetarëve. 

Komunikata e AAK-së

Derisa ne, sot, kërkuam shqyrtimin e Peticionit të 35 mijë qytetarëve kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike në Republikën e Kosovës, Hashim Thaçin, milioner i pushtetit, thotë në Kuvend se rryma në Kosovë është e lirë.

Kërkesa e parashtruar në Peticionin e 35 mijë qytetarëve ka të bëjë me të drejtat bazike sociale të konsumatorëve të energjisë elektrike në Kosovë, gjendja e të cilëve është dëmtuar seriozisht, për shkak të rritjes së vazhdueshme të çmimit të energjisë elektrike.

Është jetike dhe shumë urgjente që të ndodhë ulja e çmimit të rrymës, njëkohësisht të jepet llogari për dy rritjet e fundit, ku ZRRE i shërben KEDS-it dhe jo qytetarëve.

Bazuar në gjendjen e rëndë socio-ekonomike të qytetarëve të vendit tonë, për të cilët pagesat mujore të faturave shkojnë deri në 150-200 euro në muaj për familje, kur e kemi parasysh pagën mesatare në vend, e cila nuk është mbi 200 euro në muaj dhe ku 60 për qind të qytetarëve të Kosovës jetojnë në varfëri ekstreme, këto çmime të energjisë elektrike janë të papërballueshme.

Në këtë kuptim kërkuam nga të gjithë deputetët që sot Peticioni të jetë pikë e rendit të ditës, por, si gjithmonë, kjo nuk mori mbështetjen e shumicës, e cila me së paku përfaqëson qytetarët e më së shumti oligarkinë e Isës dhe Hashimit.

Për shkak të papërgjegjësisë së mazhorancës dhe shkeljes së të drejtave të njeriut, ju njoftojmë se opozita sot e lëshoi seancën në shenjë proteste për mosrespektimin e kërkesës së 35 mijë qytetarëve.

Andaj i ftojmë të gjithë qytetarët që të shtunën, më 18 prill, në orën 14:00, të bëhemi bashkë dhe t’i përgjigjemi arrogancës së pushtetit dhe t’i realizojmë kërkesat tona.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here