Shefi i kabinetit të BDI-së përgënjeshtron informatën për “sulm në shtëpinë e Ali Ahmetit”

0

Shefi i kabinetit të liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, Artan Grubi ka mohuar raportimet e medieve se është sulmuar shtëpia e drejtuesit të BDI-së.

Sipas tij, raportimet e medieve janë “gënjeshtra”.

“Edhe një gënjeshtër e paskrupullt dashakeqe po qarkullon në opinion. Nuk është sulmuar as shtëpia e Kryetarit Ali Ahmeti, as ai vet ose ndonjë anëtar i familjes së tij. I gjithë ky vrer shpifës le të ju shërbej në nderin që ju mungon. Mos ju besoni dezinformacioneve”, ka shkruar Grubi në profilin e tij, në Facebook.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here