SHBA: Tarifat krijojnë sfida për marrëdhëniet dypalëshe SHBA-Kosovë

0

Shtetet e Bashkuara i kërkuan sërish Kosovës që të pezullojë tarifat ndaj mallrave serbe, për t’i hapur rrugë procesit të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Një zyrtar i lartë i administratës amerikane i tha ‘Zërit të Amerikës’ se “Shtetet e Bashkuara vazhdimisht e kanë ngritur çështjen e tarifave dhe nevojën e pezullimit të tyre. Udhëheqësit e Kosovës e kanë të qartë seriozitetin e qëndrimit tonë dhe sfidat që paraqesin tarifat për marrëdhëniet e forta dypalëshe ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës. Kosova dhe Serbia, thekson më tej zyrtari i lartë, duhet të ndërmarrin veprime dhe vendime të vështira, por të nevojshme, t’u japin përparësi bisedimeve dhe të normalizojnë marrëdhëniet ndërmjet tyre”, thuhet në deklaratë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here