SHBA, shqiptarëve dhe serbëve: Qetësohuni, bisedoni

0

Në një komunikatë të lëshuar për media nga Ambasada e SHBA-ve, në Prishtinë, pas ngjarjeve në veri të Mitrovicës, thuhet që Shtetet e Bashkuara të Amerikës ftojnë të dyja palët që të shmangin përshkallëzimin e mëtutjeshëm të situatës, dhe të zgjidhin problemet në mënyrë paqësore.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të normalizohet, dhe për këtë SHBA-të janë të gatshme që të japin kontributin e tyre,

Komunikata e Plotë:

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënojnë fuqishëm ngjarjet e djeshme në Mitrovicë, të cilat panevojshëm ngrejnë tensione dhe kërcënojnë stabilitetin rajonal. I nxisim të gjitha palët që të shmangin përshkallëzimin e mëtejmë të situatës dhe të veprojnë me urtësi dhe të zgjidhin mospajtimet në mënyrë paqësore. Për të krijuar paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në Ballkan, Kosova dhe Serbia duhen të përqëndrohen në normalizimin e marrëdhënieve nëpërmjet dialogut të udhëhequr nga BE-ja. Shtetet e Bashkuara janë të gatshme për të mbështetur të gjitha palët në bisedimet e Dialogut.”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here