SHBA: Rrethohet shkolla, pas të shtënave me armë

0

Një shkollë e mesme në Merilend të SHBA-ve është rrethuar nga autoritetet, pas një incidenti sot në mëngjes, ku janë dëgjuar të shtëna. Njoftimi u bë nga autoritet lokale të shkollës, që thanë gjithashtu se situata ndodhet nën kontroll.

Të shtënat ndodhën në shkollën e mesme “Great Mills” në kontenë “Saint Mary”. Mbetet ende e paqartë nëse incidenti ka shkaktuar të lënduar. Policia e konfirmoi “incidentin” dhe nëpërmjet një postimi në Twitter i nxiti prindërit të mos i afrohen shkollës. Great Mills është një qytet rreth 113 km në jug të kryeqytetit amerrikan Uashington DC.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here