SHBA: Shqiptarja gjendet e vrarë në makinë, u ekzekutua në sy të fëmijëve të saj

0

Ngjarje e tmerrshme në SHBA. Një 27-vjeçare shqiptare, nënë e dy fëmijëve është gjetur e vrarë brenda në makine, në zonën e Shën Petersburgut në Amerikë. E reja, e identifikuar si Joana Peça është ekzekutuar në sy të fëmijëve të saj.

Ata ishin të ulur në sediljen e pasme të makinës dhe fatmirësisht nuk janë lënduar, po e kanë parë skenën me sytë e tyre, dhe padyshim janë të tmerruar.

Policia ende nuk e ka identifikuar autorin e ngjarjes, ndërsa kërkon ndihmën e komunitetit për të mësuar më shumë mbi viktimën. Ndërkohë, ngjarja është publikuar nga disa media lokale në SHBA.

Oficeri i policisë që e gjeti të vdekur shqiptaren u shpreh: “Dy fëmijë të vegjël sonte do të shkojnë në shtrat pa nënën e tyre. Sa herë që kemi fëmijë, jeta e të cilëve është prekur nga dhuna në këtë mënyrë, ne i kërkojmë komunitetit që të lutemi së bashku dhe ti ndihmojmë ata”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here