SHBA në KS të OKB-së: Ushtria e Kosovës nuk i rrezikon serbët, është ushtri e të gjithëve

0

Ambasadori i SHBA-ve në KS të OKB-së ka shprehur mbështetjen e plotë të shtetit që përfaqëson për Ushtrinë e Kosovës.

“Është vendim i drejtë dhe sovran”, ka theksuar ai. 

“Nuk ka vend për druajtje në lidhje me formimin e Ushtrisë së Kosovës për serbët e Kosovës, pasi Ushtria e Kosovës nuk është UÇK, as Ushtri e shqiptarëve por është ushtri multietnike dhe ushtri e të gjithë qytetarëve të Kosovës”, theksoi ambasadori.

Ai u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që t’i kthehen procesit të dialogut dhe t’i zgjidhin problemet e tyre.    

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here