ShBA mesazh opozitës: Nëse i fitoni zgjedhjet e vitit 2018, atëherë ju do t’i përcaktoni agjendat!

0

zëdhënësi i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Drewry, rreth situatës së krijuar në Kuvendin e Kosovës, që nga fillimi i sesionit vjeshtor ka thënë se Kuvendi është një institucion i rëndësishëm, që të funksionojë për të mirën e shtetit. dhe se për këtë duhet punë e mundimshme dhe kompromis, gjë që jo gjithmonë është e lehtë.
Për tri seanca radhazi, opozita ka pamundësuar vazhdimin e rregullt për shqyrtimet e përcaktuara në mbledhjet e Kryesisë së Kuvendit. Sipas Drewryt, opozita nuk e ka përmbushur synimin e vet legjislativ. Por kjo, sipas tij, nuk do të thotë se nuk ka pasur debat kuptimplotë. “Ata që nuk e pëlqejnë politikën e koalicionit qeverisës duhet të punojnë që t’ia shpjegojnë qëndrimet e tyre elektoratit dhe të marrin shumicën e votave në zgjedhjet e vitit 2018. Atëherë do të ishin në pozitë të përcaktojnë vetë agjendën”, ka thënë ai për Tribunën.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here