ShBA me projekt 4 miliardë dollarësh për makinat vetvozitëse

0

Projekti dhjetë vjeçar në vlerë prej 4 miliardë dollarësh për makinat vetvozitëse në Amerikë është miratuar nga Departamenti i Transportit (DoT), raporton BBC.

Qëllimi i këtij projekti është që të implementojë ligjet për të zvogëluar gabimet njerëzore, transmeton Koha.net.

“Kjo mundësi ja vlen të shqyrtohet”, ka thënë Anthony Foxx, kreu i DoT-it.

Ky plan është mbështetur dhe propozuar nga prodhuesit e makinave dhe kompanitë e teknologjisë Google, Tesla, Ford, General Motors dhe Volvo.

Ky veprim nga administrata Obamas vjen pasi disa nga kompanitë janë ankuar se disa nga rregullat e ndryshme në ShBA po krijojnë probleme të mëdha në zhvillimin e teknologjisë autonome.

“Mungesa e një sërë rregullash do të thotë se disa nga krijuesit e makinave nuk mund të bëjnë teste të besueshme për të zhvilluar makinat vetvozitëse, që plotësojën të gjitha udhëzimet e ndryshme në të gjitha shtetet e ShBA-ve”, ka thënë Volvo.

Kalifornia kishte vendosur rregullat e veta, përmes së cilës kishte kërkuar që makinat vetvozitëse duhet patjetër të voziten nga shofer të licencuar, ndërsa Google për këtë ka thënë se kjo nuk e lejon teknologjinë të arrijë potencialin e plotë.

“Kjo mban të njëjtën ‘status quo’ të vjetër dhe nuk lejon që kjo teknologji të arrijë potencialin e plotë, dhe përjashton ata që nuk mund të vozisin dhe dëshirojnë ta bëjnë një gjë të tillë”, ka thënë gjiganti i teknologjisë.

Anthony Foxx ka konfirmuar se ekipi i tij do të punojë në gjashtë muajt e fundit që të zhvillojë rregullat që duhet t’i adaptojnë të gjitha shtetet.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here