SHBA ia ndalon hyrjen “Gurit”

0

SHBA ia ka ndaluar hyrjen në territorin e saj gjeneralit serb Goran Radosavleviq, ka njoftuar State Departament.

“Ekzistojnë dyshime të bazuara se në vitin 1999 Radosavleviq ka marrë pjesë në vrasjen e vëllezërve Bytyçi, tre shtetasëve amerikanë me prejardhje shqiptare të cilët janë vrarë në Serbi gjatë luftës së Kosovës”, thuhet në kumtesë.

Radosavleviq është i njohur në opinionin serb me nofkën “Guri”.

Ndalesa është vendosur edhe për bashkëshorten dhe vajzën e Radosavleviqit, ka njoftuar Sputnjik.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here