SHBA i ka ndarë Kosovës edhe 70 milionë dollarë

0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë ndarë Kosovës edhe 70 milionë dollarë në kuadër të programit për sfidat e mijëvjeçarit.

Këtë lajm e morri kryeparlamentari Kadri Veseli i cili ndodhet në Uashington në një vizitë zyrtare. Ndërkohë, paradite, sipas kohës lokale në SHBA, kryeparlamentari Veseli është takuar me senatorin Gary Peters, nga i cili ka marrë mbështetje për transformimin e FSK-së në ushtri. Temë tjetër e takimit ishte edhe dialogu Kosove-Serbi.

Kryeparlamentari nga Uashingtoni ftoi opozitën kosovare që të bëhet pjesë e këtij dialogu.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here