SHBA: Është arrestuar për vrasje 12 vjeqari

0

Xharell Milton, 12-vjeçar i kërkuar për lidhje në një vrasje është arrestuar rreth 650 kilometra larg nga skena e krimit.
Milton mori arratinë pasi një 31-vjeçar u qëllua për vdekje në Omaha të Nebraskës më 29 qershor.
Sipas medieve amerikane, fëmija u vu në pranga në Mineapolis të Minesotës mbrëmjen e së martës.
Përveç 12-vjeçarit, edhe i vëllai 17-vjeçar dhe një 15-vjeçar akuzohen për vrasje të shkallës së parë.

Prokurorët thonë se viktima së bashku me një mik kishin lënë një takim me fëmijët në një park për t’u shitur atyre marijuanë, kur u qëlluan me armë zjarri. Të tre të dyshuarit kishin armë me vete. Miku i viktimës, një 30-vjeçar, u plagos lehtë dhe pasi mori mjekim në spital, u lirua.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here