Shaqiri: Kemi shumë shanse për të fituar titullin kampion

0

Xherdan Shaqiri po shijon momentin më të mirë të sezonit te skuadra e Liverpoolit, teksa edhe të mërkurën mbrëma shënoi një gol shumë të bukur për t’i dhënë vulën fitores së ekipit të tij.

“Nuk duhet të kemi frikë në asnjë ndeshje. E dimë që do të kemi shumë presion me çdo minutë që kalon këtë sezon, por jam i bindur se kemi shumë shanse për të fituar titullin kampion”, tha ai.

“Kjo është dhe arsyeja kryesore se pse unë erdha këtu, për të fituar trofe dhe për të qenë më të mirët. Klop është një trajner i madh që ka një raport shumë të mirë me çdo futbollist”.

“Jam i lumtur që shënova, pasi Burnley po mbronte shumë mirë dhe ishin të rrezikshëm në kundërsulm. Me rezultatin 2-1, nuk je asnjëherë i sigurt, por goli im e qetësoi skuadrën dhe jam shumë i lumtur me këtë”, deklaroi Shaqiri.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here