Shaqiri i dëshpëruar që Interi nuk e do

0

Ylli kosovar i Interit, Xherdan Shaqiri nuk mund të pajtohet me qëllimet e klubit të tij për ta shitur, vetëm 6 muaj pas blerjes, raporton KTV. Dhe, për më tepër në një klub të vogël si Stoke City.

Sipas gazetarit të njohur italian, Gianluca di Marzio Shaqiri nuk i është bindur zyrtarëve të klubit se duhet larguar nga aty, raporton Koha.net.

Ai ka shprehur dëshpërimin dhe habinë që klubi dëshiron ta dërgojë tek Stoke.

Megjithatë, ai ende po reflekton për të ardhmen e tij.

BBC Sport raportoi të martën se Inter dhe Stoke janë pajtuar ndërmjet vete për kalimin e Shaqirit në Angli për 17 milionë euro, që do të ishte rekord për klubin anglez.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here