Shaqir Cervadiku:Pas “Shqip shqip-Kuqezi” së shpejti me Gold Ag kënga “Shqiptar Stambolli”

0

Promovimi i këngës « Shqip shqip-Kuqezi » solli një freski në kulturën dhe muzikën shqip.Cila ishte ideja dhe rruga për të ardhur deri te realizimi i kësaj kënge,flet posaqërisht për Portalin Online këngëtari Shaqir Cervadiku.Në bisedë me gazetarin Xhevdet Krasniqi,Cervadiku paralajmëron edhe daljen në fund të muajit qershor të albumit më të ri;për këngën dhe bashkëpunimin me reperin e njohur kosovar Gold Ag;për jetën në mes Brukselit dhe Prishtinës;për bashkëpunëtorët e tij …

 

 

Online :»Shqip shqip-Kuq e zi »,nga lindi kjo ide e titullit ?

 

Pershendetje  gjithe lexuesve të Portalit ONLINE.

Ideja për këtë këngë ka ardhur nga mbrëmjet dhe festat kombëtare .Ato mbrëmje ishin një Shqipëri etnike në miniaturë:pjesëmarrës nga të gjitha trojet shqiptare.Ishte madheshtore t’i shihje të gjithë së bashku…Aty më lindi ideja për këtë këngë.

 

Online :Pse dy herë shqip shqip,a ka një simbolikë pas kësaj ?

 

Po,ka një simbolikë të fortë:dy herë « SHQIP SHQIP » më së miri e shtjellon teksti i këngës por e ka edhe aspektin e shumëanshëm.Kur e kam porositur tekstin te tekstshkruesi Faruk  Tasholli kam kërkuar që baza e këngës të jetë fjala »Shqip Shqip ».

 

Online : A mund të quhet kënga më e re vazhdim i këngës « Shqipërinë e dua se jam shqiptar ,Kosovën e dua se jam Kosovar » apo kjo ka një mesazh të veçantë ?

 

-Mund ta quajmë edhe si vazhdim i këngës »Shqipërinë e dua …» por kjo këngë është më shumë këngë festive dhe me porosi të qartë kombëtare.

 

Online :Kënga u promovua më 6 maj,si erdhi deri te promovimi ,si u bë promovimi dhe a ishit ju që zgjodhët mënyrën dhe datën e promovimit apo e bëtë këtë në bashkëpunim me bashkëpunëtorët tuaj ?

 

-Data e promovimit nuk ishte caktuar më parë.Pas përfundimit të montimit të videoklipit menjëherë është bërë edhe  promovimi i  këngës.

 

Online:Cila ishte brenga juaj para se ta lansonit këngën,çka ju frikësonte apo inkurajonte më shumë? 

 

-Brengën dhe përqëndrimin e madh e kishim gjatë realizimit të këngës me bashkëpunëtorët e mi.Kishim edhe kufizime kohore sepse unë doja që këngën ta promovoja edhe në TV 21 në emisionin Odeon me 25 prill.Krahas kësaj kisha edhe realizimin e albumit të ri. Kohën na mori edhe xhirimi i videoklipit në teren pasiqë ka pjesë të xhirimit nga vende të ndryshme të trojeve shqiptare si Tirana,Prekazi,Prishtina,Burimi i Drinit të Bardhe etj.

Për këtë realizim meritën më të madhe e kanë bashkëpunëtorët e mi.

 

 Online :Për kaq kohë sa po përcillet në media,si e shihni suksesin e këngës,a keni arritur aty ku keni menduar se do ta arrin rezlutatin kënga gjatë kësaj kohe të shkurtër ?

 

– Kënga po pritet shumë  mirë dhe jam shumë  i kënaqur .Kënga tani e bënë rrugën e vet dhe besoj që do të jet këngë që do të jetoj gjatë.

 

Online :Përveç juve si këngëtar kush ka meritat për nxjerrjen e kësaj kënge ?

-Unë kam fatin që të kem bashkëpunëtorë të shkëlqyeshëm të cilët janë merita e suksesit tim.Tekstin e kësaj kënge e ka shkruar Faruk Tasholli,tekstëshkrues i njohur me të cilin kemi bashkëpunim disa vjeçar.Muzikën e ka punuar Kolë Susaj,autor i shumë hiteve( « Shqipëri nana ime », »N’Dardani bjen nji tupan », »Liridona » e shumë tjera).Kola me muzikën e tij i ka dhënë shpirt tekstit.Brenda melodisë ka edhe epikë edhe lirikë që Kola ia ka përshtatur në mënyrë të shkëlqyeshme mundësive të vokalit (zërit)tim.Orkestrimi i këngës është bërë në studion »Ethnomusic » nga Burim Krasniqi me të cilin kam bashkëpunim shumë vjeçar dhe të cilin e konsiderojë përveç si talent të kësaj fushe edhe një mik shumë të afërt .Me Burimin ka punuar edhe një djalë shumë i talentuar Leutrim Gashi.Orkestrimi i është përshtatur edhe tekstit edhe muzikës dhe jemi përqëndruar që kënga të jetë me instrumente popullore shqiptare.

Videoklipin e ka punuar « Mproduction » me Mirton Xhekajn me të cilin kemi bashkëpunim shumëvjeçar dhe jam shumë  i kënaqur me punën dhe  përkushtimin e tij.

 

Online :A po përgatitet Shaqir Cervadiku për diçka të re,apo është duke e përcjellë suksesin e këngës së lancuar ?

 

-Në prill sa isha në Kosovë  kam përgatitur edhe albumin e ri me gjithsej 8 këngë të reja.Albumi do të përmbajë tema nga më të ndryshmet.Në album kam edhe një duet-parodi më këngëtarin Yll Demajn.Temat nuk do t’i zbuloj tani shkaku i  kopjimit tematik të mundshëm.Katër këngë janë regjistruar në studion e Burim Krasniqit,tri në studion e Shpejtim Gashit.

Një këngë e kam realizuar edhe me reperin e njohur Gold Ag(Arian Agushin),që është një përvojë e re në këtë stil të muzikës …

 

Online :Pse zgjodhët pikërisht Gold AG për duet ?

 

Në këngën me Gold Ag unë këndoj në stilin tim.Besoj që ka dalë një këngë shumë e mirë dhe videoklip gjithashtu.

 

Online :Cila është tematika e Këngës me Gold AG ?

 

-Tema është për shpërnguljen e dhunëshme të shqiptarëve në Turqi dhe titullohet « Shqiptar Stambolli »

 

Online :L exuesit e Portalit Online janë kureshtar të din titullin e albumit të ri?

 

-Ende nuk jemi percaktuar për titull të albumit.Unë këngët i kam kënduar por orkestruesve Burim Krasnqit dhe Shpëtim Gashit u ka mbetur edhe shumë punë në studio.

 

Online :Kur pritet të përfundoj albumi ?

 

-Albumi pritet të dal në fund të qershorit.Editues eshte produksioni « Vizioni Libonia »

 

Online :Në shumë media keni deklaruar se jeni në mes Kosovës dhe Brukselit,a ka lëvizur Shaqir Cervadiku nga ky pozicion ?

 

-Ende jam në këtë pozicion në mes Brukselit dhe Kosovës.Jeta është e tillë të mban të varur edhe andej edhe këndej.Rrugët e jetës shpesh nuk përcaktohen nga dëshirat tona por janë të varura nga obligimet jetësore.

U jam perkushuar fëmijëve dhe krijimtarisë muzikore që më mbajnë të fortë, më japin forcë  jetësore dhe krijuese.Për të gjitha që kam arritur në jetë i falënderohem përjetësisht Zotit te Madh dhe miqëve,shokëve dhe audhuruesve të këngëve të mija.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here