Shans i madh që Shqipërinë e mbështet një politikane si Angela Merkel

0

MIMOZA CIKA-KELMENDI

Arsye, rregull, kopetencë, – janë këto karakteristikat themelore të politikanes më të rëndësishme në Gjermani dhe Europë. Shumë herë ajo është krahasuar me Margaret Thatcher për forcën e saj shtytëse, pragmatiste dhe reformiste. Kur Angela Merkel u zgjodh në vitin 2005 Kancelare e Republikës Federale të Gjermanisë, nuk ishin të paktë zërat që dyshonin, nëse ajo e kishte vërtet vullnetin për postin e kancelares. Askush nuk do të besonte në atë kohë se pikërisht Merkel do të zgjidhej për një mandat të tretë. Kësaj sfide ia kanë dalë vetëm dy kancelarë: Konrad Adenauer i CDU-së (në vitet 1949-1963) dhe Helmut Kohl po i CDU-së (1982-1998). Merkel ishte gruaja e parë që zgjidhej në krye të qeverisë gjermane. Sot kancelarja gjermane Merkel është bërë politikanja më popullore edhe për faktin se gjermanet ndjehen ne duar te sigurta. Sipas një sondazhi të fundit, 26 % e gjermanëve e duan edhe 10 vjet të tjera Merkelin si Kancelare të vendit. Ajo di të zgjidhë problemet dhe ta ketë plotëtsisht nën kontroll situatën. “Merkel e ka dëshmuar se mund të udhëheqë“, argumentojnë ekspertët. Fakti që Gjermania vazhdon të jetë një vend me ekonominë më të fuqishme në Europë, e ndihmon Merkelin në pikët e saj për të vazhduar edhe më tej qeverisjen e vendit me shumë sukses. Kur ajo në fillim të mijëvjeçarit (në vitin 2000) fitoi postin e Kryetares së CDU-së, disa e quajtën qesharake dhe si të përkohshëm triumfin e saj. Sepse herët a vonë, këtë “Privilegj” ajo duhet t’ua jepte burrave. Rruga për të arritur në majat e politikës për “vajzën e Kolit” nuk ka qenë e lehtë dhe madje shpesh e komplikuar. Vetëm kur gjermanja e Lindjes u ngjit në krye të qeverisë si Kancelare, atëherë u konsolidua aftësia dhe sovraniteti i saj, që me sa duket do të vazhdojë edhe për një kohë të gjatë. Ndërkohë Kancelarja ende vazhdon të luajë me sukses rolin e “nënës” se kombit. Paraqitjet e saj në Kamionatin Botëror të Futbollit dhe vizitat në kabinat e veshjes së lojtarëve, ia kanë shtuar popullaritetin. Merkel është bërë tashmë për gjermanët e dashur si Konrad Adenauer në kulmin e karrierës se tij. Helmut Kohl, megjithatë, kurrë nuk mundi të arrijë një popullaritet të tillë. Kancelarja Angela Merkel është përzgjedhur nga revista “Forbes” si gruaja më e fuqishme në botë – për të pestin vit (2015) radhazi. Pushteti e ka bërë ndërkohë një “grua shumë të pushtetshme”. Merkel mund ta menaxhojë CDU-në si të dojë ajo edhe për shumë vite. Në qeverisje aktualisht mund të ndërhyjnë vetëm socialdemokratët. Ndërsa në Europë, kancelarja e qeverisë gjermane ka tashmë një ndikimi edhe më të madh – meqë tani ka edhe një përvojë më të gjatë. Vetëm epërsia e Shteteve të Bashkuara është duke u përzier dhe prishur qetësinë e ditës . Amerikanët po e monitorojnë vendin dhe atë. Sërish janë paraqitur lajme për spiunimin e institucioneve dhe të politikanëve jermanë. Por Merkel nuk mund ti pengojë. Qeveria gjermane duket se po vazhdon bashkëpunimin me autoritetet amerikane, sipas motos “Thë show must go on!“ Ndërsa në rastin e krizës greke, Merkel u shpreh me me optimizëm për një shans për arritjen e një kompromisi, edhe pse e zhgënjyer nga qeveria e kryeministrit Aleksis Tsipras. „Europa jeton nga gjetja e kompromisit“, theksoi ajo para gazetarëve. Në këtë situatë mjaft kritike, jo vetëm për Berlinin dhe Brukselin por mbarë BE-në, Merkel viziton Tiranën, Beogradin dhe Sarajevën. Ajo u u ka dhënë shpresë vendeve të Ballkanit Perëndimorë për anëtarësim në BE. Pavarësisht problemeve është në interesin e Gjermanisë që kjo perspektivë të mos jetë fiktive. Prandaj ajo do të shohë nga afër tani situatën aktuale në Shqipëri, Serbi apo Bosnjë. Ky është një shans që nuk duhet humbur. Madje, unë do ta quaja një ogur i madh për shqiptarët, sepse mbështetja e saj, nuk do të thotë vetëm mbështetje e qeverisë gjermane por e gjithe BE-së. Dhe siç e ka pranuar edhe kryeminsitri Rama, për të shkuar në Bruksel, duhet të kalosh nga Berlini.

(Mimoza Kelmendi/Gazetare -Bon Autore e librit “Shansi gjerman dhe Shqiptarët”)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here