Shalke dhe Marseja, dy alternativat e Canës

0

Largimi i Lorik Canës nga Lacio gjatë verës duket gjithnjë e më i sigurt. Sipas mediave italiane, futbollisti ka një akord parimor me klubin dhe mund të largohet nëse merr një ofertë të kënaqshme nga një skuadër tjetër.

Lacio nuk do të pengojë lojtarin të gjejë një sistemim të ri, ndonëse ka edhe një vit kontratë me të, pasi e cilëson të mjaftueshëm kursimin e rrogës prej 1.8 milionë eurosh që përfiton në vit futbollistit shqiptar nga kontrata e tij me bardhekaltërit.

Cana aktualisht ka dy oferta të rëndësishme nga klube të njohura: Shalke dhe Olimpik Marseja. Ndonëse te skuadra franceze ai është një idhull, mbrojtësi do të dëshironte të provonte edhe Bundesligën në karrierën e tij dhe ka udhëtuar drejt Gjermanisë për të gjetur një shtëpi atje. Për futbollistin 31-vjeçar, kjo pritet të jetë kontrata e fundit e rëndësishme e karrierës së tij si profesionist.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here