Shala viziton gjurmët e hershme të Dardanisë Antike në Vrellë

0

Ministri Kujtim Shala, i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova, të martën vizitoi Vrellën e Istogut, ku së fundi janë bërë gërmime me rëndësi arkeologjike për trashëgiminë kulturore të Kosovës.

Pas zbulimeve të rëndësishme që ka bërë Instituti Arkeologjik i Kosovës në këtë vendbanim, ministri u interesua t’i shoh për së afërmi të gjeturat në këtë vend, raporton Koha.net

Zbulimet në këtë vend tregojnë se bëhet fjalë për një vendbanim të hershëm, ku vërehen gjurmët banimit që nga periudha e antikës së vonshme dhe të mesjetës së hershme.

“Këto të gjetura janë me vlerë për trashëgiminë kulturore të Kosovës”, tha ministri Shala dhe shtoi se ministria që drejton ai “është e interesuar jashtëzakonisht shumë për të gjurmuar vendbanime me rëndësi, që dëshmojnë gjurmë të hershme të Dardanisë Antike.”

Ministri po ashtu u zotua se do të ndihmoi programin e Institutit të Arkeologjisë së Kosovës për sa më shumë gjurmime dhe konservim të trashëgimisë kulturore të Kosovës.

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova, theksoi se në kuadër të mbështetjes së Institutit Arkeologjik të Kosovës, Komuna ka përkrahur punën që bën IAK dhe tregoi se do të botohet një libër me të dhëna arkeologjike për Istogun. Ai gjithashtu tha se bashkëpunimi me MKRS-në është i mirëpritur dhe pret që ai të rritet edhe më tej në të ardhmen.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here