Shala-SBASHK: Greva në arsim vazhdon edhe javën tjetër, nuk ka lëvizje nga qeveria

0

As nesër s’ka mësim. Greva vazhdon deri në realizimin e kërkesave të mësimdhënësve. Zyrtarë të SBASHK’ut kanë thënë se s’ka asnjë lëvizje në drejtim të realizimit të kërkesave. Qeveria dhe Ministria e Arsimit vazhdojnë të mos japin përgjigje.

Qindra mijëra nxënës anembanë Kosovës do të qëndrojnë në shtëpi edhe për një kohë pasi Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë ka vendosur të mos heq dorë nga kërkesat e tyre.

Të hënën fillon java e tretë e gjysmëvjetorit të dytë të shkollave fillore dhe të mesme.

Në një bisedë telefonike nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala, tha se greva vazhdon pasi nuk ka lëvizje nga qeveria për plotësimin e kërkesave të tyre.

Kërkesat kryesore të tyre janë të ngritën koeficientët së paku 30% për sektorin e arsimit apo tërheqja e Ligjit për Pagat.

“Dje nuk kemi pas kurrfarë takimi me ndonjë zyrtarë të Qeverisë, greva vazhdon edhe nesër. Nuk ka kurrfarë lëvizje as ministri Shyqyri Bytyqi nuk ka dhënë ndonjë ofertë konkrete për plotësimin e kërkesave tona, nga takimi që patëm ditën e premte. Greva vazhdon deri në realizimin e kërkesave tona ose ngrita 30 për qind e koeficientit të pagave ose tërheqja e Ligjit për Paga”, tha Shala për Gazetën Express.

Në tërë këtë situatë ministri Shyqyri Bytyqi vazhdon të mos prononcohet për media. As gjatë ditës së dielë ministri nuk i është përgjigjur thirrjeve telefonike.

Po ashtu edhe rektori i UP-së Marjan Dema tha se nuk kanë marrë përgjigje nga Qeveria për plotësimin e kërkesave të tyre, që rrjedhimisht i bie se në grevë po hyjnë edhe universitetet publikë të Kosovës.
Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/s-ka-mesim-as-neser-sbashk-u-s-terhiqet-nga-greva-pa-iu-plotesuar-kerkesat-620205/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here