Shala: Opozita po luan me kartë të rrezikshme

0

Behxhet Shala thotë se opozita po dëshiron të vijë në pushtet nëpërmjet bllokimit të Kuvendit.

Behxhet Shala i ka bërë thirrje Presidentes Atifete Jahjaga që të ndërhyjë në mes të pozitës dhe opozitës për ta zhbllokuar punën e Kuvendit të Kosovës.

Ai për ‘Epokën e Re’ ka thënë se opozita nëpërmjet bllokadës në Kuvend po dëshiron të vijë në pushtet.

Shala ka vlerësuar se opozita është duke luajtur me kartë të rrezikshme meqë po merret me tema të mëdha për t’i aktivizuar votuesit në favor të saj, por, sipas tij, mund të ndodhë e kundërta, meqë votuesve u intereson vetëm krijimi i kushteve të mira jetësore.

Në këtë kontekst, Shala ka thënë se zgjedhjet e parakohshme më shumë shkojnë në favor të pozitës sesa të opozitës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here