Shala: Nuk e kam fyer Sejdiun, veq i thash se “je i shitur”

0

Kujtim Shala e pranon se e ka quajtur ‘të shitur’, por kjo sipas Shalës, nuk qenka ofendim por cilësim.

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e LDK’së, Kujtim Shala, është deklaruar për Gazetën Express, pasi u raportua se ka pasur përplasje me deputetin e PSD’së, Dardan Sejdiun. Shala ka dhënë versionin e tij rreth asaj që ka ndodhur sot në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit.

Ai tregon se ka kontestuar kërkesën e PSD’së për seancë të jashtëzakonshme, pasi sipas Shalës, nuk i kanë pasur nënshkrimet në një vend.

“Kontestova kërkesën për Seancë të jashtëzakonshme, meqë nënshkrimet e deputetëve nuk ishin në një listë, siç do duhej të ishin”.

LDK’ja është akuzuar ditë më parë se ka falsifikuar nënshkrimet e deputetëve që nuk ishin të pranishëm, për të kërkuar mbajtjen e një seancë të jashtëzakonshme. Këtë, sipas Shalës, e ka përmendur edhe sot Sejdiu.

“Mbi këtë bazë është kontestuar kërkesa jonë para pak ditësh. Sejdiu tha që po përpiqemi te kamuflojmë falsifikimin qe ka bere LDK-ja me rastin e kërkesës për Seancë të jashtëzakonshme. Ndërsa, unë i thashë që, ne opinionin tim, edhe ky rast është si ai dhe se reagimi i tij është tipik për një të shitur, qe pse është shitur vete, akuzon te tjerët”, ka shtuar nënkryetari i Kuvendit.

Sejdiu ka folur disa herë që nga mbledhja e kryesisë kur është mbajtur në orën 10:00. Sejdiu shkroi në Facebook më herët duke thënë se Shala e ka fyer dhe e ka ofenduar.

Ndërkaq, nënkeytari i Kuvendit thotë se në asnjë rast nuk ka përdorur shprehje fyese. Ai e pranon që e quajti Dardan Sejdiun ‘të shitur’, por sipas Shalës, ky nuk është një ofendim.

“Janë të regjistruara. I shitur nuk është fyerje, por cilësim, te cilin e dëshmoi vete ne konferencën për medie, kur tha se janë marre vesh me drejtuesit e koalicionit, dhe po ashtu, pak më parë, e dëshmoi edhe kryeministri”, është shprehur tutje Shala. 

Ndryshe, PSD ka propozuar Rezolutë që e bën opozitën pjesë të dialogut. Në këtë mënyrë, kjo parti ka propozuar Shpend Ahmetin si bashkëkryesues të dialogut me kreun e Nismës, Fatmir Limajn.

Më herët, deputetët e PSD’së kishin kundërshtuar dialogun me Serbinë.

Ndërkohë, LDK, ashtu si edhe Vetëvendosje, ka kundërshtuar prej fillimit këtë rezolutë dhe përfshirjen e opozitës në dialog me arsyetimin se duhet së pari të ketë zgjedhje e pastaj vazhdimin e dialogut.
t

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here